Ngadhnjim Arrni emërohet kryetar i ri i Gjykatës Themelore në Prishtinë

by engel

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka zgjedhur gjyqtarin Ngadhnjim Arrni në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Vendimi u mor të premten gjatë mbledhjes së 357-të të KGJK-së.

Zgjedhja e Arrnit u bë përmes votimit të fshehtë, ku ai mori 8 vota për, asnjë kundër, ndërsa një anëtar i Këshillit abstenoi nga votimi. Procesi u zhvillua sipas procedurave të parapara ligjore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

Kryetarja e Komisionit Vlerësues, gjyqtarja Drita Rexhaj, njoftoi se në garë për këtë pozitë kishin qenë tre kandidatë që i kishin përmbushur kushtet formale: Ngadhnjim Arrni, Kushtrim Shyti dhe Alban Ajvazi. Të tre janë gjyqtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me Ajvazin të angazhuar në Departamentin për Krime të Rënda, ndërsa Arrni dhe Shyti në Departamentin Special.

Pozita e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte e lirë pas avancimit të gjykatëses Albina Shabani-Rama në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit. Konkursi për këtë funksion ishte shpallur nga KGJK-ja më 6 nëntor 2025, në mbledhjen e saj të 355-të.

Procesi i zgjedhjes është zhvilluar në përputhje me Rregulloren nr. 12/2022, e cila rregullon procedurat për zgjedhjen, emërimin dhe shkarkimin e kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy