Pjesëtarë të FSK-së kthehen pas trajnimit me britanikët në xhunglat e Belizes, i pret komandanti

by Nexhat

Pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me njësitë Parashutiste nga Ushtria e Mbretërisë së Bashkuar kanë përfunduar me sukses një trajnim intensiv në xhunglat tropikale në Belize. Trajnimi ishte si pjesë e programit përgatitor për operacione në mjedise të vështira dhe komplekse.

“Trajnimi kishte për qëllim zhvillimin e aftësive për mbijetesë, lëvizje taktike dhe operime efektive në kushte ekstreme. Gjatë stërvitjes, trupat u përballën me terren të dendur, klimë të ashpër dhe lodhje të vazhdueshme – elemente që testojnë çdo aspekt të përgatitjes fizike dhe mendore”.

banner

Në një njoftim, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti kontingjentin e FSK-së që ishte pjesë e këtij trajnimi dhe i përgëzoi për sukseset e treguara në këtë trajnim sfidues.

“Ky aktivitet përforcoi disiplinën, qëndrueshmërinë dhe bashkëpunimin mes pjesëtarëve, duke dëshmuar aftësinë e tyre për të vepruar me profesionalizëm dhe vendosmëri në çdo mjedis operacional”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy