KFOR forcon gatishmërinë operacionale duke zhvilluar ushtrime MEDEVAC në Kampin Bondsteel

by engel

Trupat finlandeze të Komandës Rajonale-Lindje të misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, në bashkëpunim të ngushtë me Task Forcën Ajrore të Ushtrisë Amerikane, kanë zhvilluar një ushtrim trajnues për evakuim mjekësor (MEDEVAC) në Kampin Bondsteel, në Kosovë.

Sipas njoftimit të KFOR-it, ushtrimi është mbështetur nga një helikopter UH-60 Black Hawk dhe ka simuluar evakuimin e të lënduarve në kushte sa më reale. Gjatë trajnimit, pjesëtarët e KFOR-it kanë realizuar procedura të hipjes dhe zbritjes së të plagosurve nga helikopteri gjatë operacioneve aktive, përfshirë edhe situata kur helikat e helikopterit ishin në lëvizje.

banner

Ky lloj trajnimi synon të forcojë ndërveprimin, bashkëpunimin dhe kohezionin mes njësive të ndryshme të KFOR-it, si dhe të rrisë gatishmërinë operacionale për reagim të shpejtë dhe efikas në raste emergjente reale.

KFOR thekson se vazhdon zbatimin e mandatit të tij, të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim të garantimit të një mjedisi të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Në kuadër të këtij misioni, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), secili në përputhje me rolin e tij si garantues i sigurisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy