Sulm me thikë në metronë e Parisit, tre gra të plagosura – autori në arrati

by engel

Një incident i rëndë ka tronditur pasditen e djeshme kryeqytetin francez, ku një person me origjinë nga Mali ka sulmuar me thikë tre gra në stacione të ndryshme të metrosë së Parisit, përpara se të largohej nga vendngjarjet.

Sipas autoriteteve, sulmet ndodhën brenda një harku kohor prej rreth 30 minutash, nga ora 16:15 deri në 16:45, në stacionet Arts-et-Métiers, République dhe Opéra. Të plagosurat morën ndihmë mjekësore nga zjarrfikësit e Parisit dhe u transportuan për trajtim, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë ende publike.

banner

Policia njoftoi se i dyshuari ka lindur në vitin 2000 dhe në momentin e fundit kur u pa ishte i veshur me një xhaketë të trashë ngjyrë jeshile dhe të zezë. Forcat e rendit kanë nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij dhe po vijojnë kontrollet në zonat përreth si dhe në rrjetin e transportit publik.

Autoritetet franceze po hetojnë rrethanat e ngjarjes, ndërsa u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin dhe arrestimin e autorit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy