Pas Kurtit, iu këndohet edhe Faton Pecit e Agim Bahtirit – “Ani brez pas brezi, oh trim mas trimi”

by informim peje

Kandidati i VV-së për deputet, Agim Bahtiri, mbrëmë ka organizuar një tubim me mërgatën në Mitrovicë. Pas darkës së shtruar, Bahtiri kishte planifikuar edhe muzikë “live” për t’i argëtuar mysafirët.

Në një video të publikuar në profilin e Bahtirit në Facebook, këngëtari dëgjohet duke i kënduar organizatorit të tubimit. Këngën e njohur popullore “Ani moj Kosovë, oj moj bukuroshe”, këngëtari ia përshtat disa zyrtarëve të lartë të VV-së.

banner

Fillimisht, këngëtari përmend komandantin legjendar Adem Jasharin dhe liderin e VV-së, Albin Kurti. Më pas, ai ia kushton vargje kryetarit të Mitrovicës, Faton Peci, dhe kandidatit të VV-së për deputet, Agim Bahtiri.

“Ani se me radhë, o kush vjen me i treti, o në Mitrovicë vjen mor Faton Peci”, këndon këngëtari.

Më pas vijnë vargjet për ish-kryetarin Bahtiri:

“Ani brez pas brezi, oh trim mas trimi, ani prej Gushavcit vjen Agim Bahtiri”, këndon këngëtari.

Ndërkohë, Bahtiri e ngrit lart gishtin tregues kur e dëgjon emrin e tij.

Këngën për Pecin dhe Bahtirin mund ta dëgjoni në videon më poshtë, nga minuta 5:50:

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAgim.Bahtirii%2Fvideos%2F882010367541698%2F&show_text=false&width=267&t=0

Në videot e publikuara nga Bahtiri, askush prej të pranishmëve nuk kishte marrë me vete goma për të festuar, ashtu siç kishin bërë për fitoren e Faton Pecit në Mitrovicë. Ata argëtoheshin duke kënduar dhe vallëzuar, derisa shumë prej tyre mbanin të veshura bluza me numrin e Agim Bahtirit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy