KESCO u bën thirrje qytetarëve për kursim të energjisë elektrike

by informim peje

KESCO, përmes një komunikate për media, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, pasi konsumi ka arritur nivele shumë të larta dhe sistemi është nën ngarkesë të vazhdueshme.

Kompania ka bërë të ditur se arsyeja kryesore e kësaj ngarkese është ngrohja e qytetarëve me energji elektrike. Në komunikatë, KESCO ka kërkuar që temperaturat në hapësirat ku qëndrohet të mbahen nga 20 deri në 21 gradë Celsius.

banner

“Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C”, thuhet në komunikatë.

Reagimi i plotë:

Thirrje për kursim dhe bashkëpunim – për stabilitetin e furnizimit dhe funksionimin e proceseve të rëndësishme në vend

KESCO u bën thirrje të gjithë konsumatorëve për kursim të energjisë elektrike dhe bashkëpunim të përgjithshëm, në një periudhë kur konsumi po shënon nivele shumë të larta dhe sistemi elektroenergjetik është nën ngarkesë të shtuar.

Ngarkesat e ditëve të fundit janë pasojë e një konsumi të rritur, veçanërisht për ngrohje me energji elektrike. Stabiliteti i furnizimit është i rëndësishëm jo vetëm për funksionimin normal të jetës së përditshme, por edhe për mbarëvajtjen e proceseve të rëndësishme shtetërore, përfshirë edhe procesin zgjedhor.

KESCO është duke operuar me kapacitete të shtuara, me fokus të veçantë në Qendrën e Thirrjeve, për t’iu përgjigjur secilit konsumator. Megjithatë, në rastet e ndërprerjeve të furnizimit që prekin një numër më të madh konsumatorësh, volumi i thirrjeve rritet ndjeshëm, andaj kërkohet mirëkuptim nga konsumatorët kur përgjigjja mund të vonohet.

KESCO është në komunikim të vazhdueshëm me operatorët e sistemit të rrjetit dhe të transmisionit, me qëllim të informimit të rregullt dhe transparent të konsumatorëve për situatën në sistem.

Në këtë kontekst, kërkohet bashkëpunim nga të gjithë:

të kursejmë energjinë elektrike;

të shmangim përdorimin e njëkohshëm të pajisjeve me konsum të lartë; dhe

të përdorim ngrohjen me energji elektrike në mënyrë të moderuar.

Ngrohja elektrike, në veçanti, po e ngarkon ndjeshëm sistemin. Rekomandohet që të ngrohen vetëm hapësirat ku qëndrohet, duke e mbajtur temperaturën në nivelin optimal 20–21°C.

Këto veprime të vogla, të ndërmarra nga secili, kanë ndikim të madh në sistem dhe kontribuojnë drejtpërdrejt në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy