KQZ: Komandantët e akuzuar që ndodhen në Hagë kanë ushtruar tashmë të drejtën e votës për zgjedhjet e 28 dhjetorit

by engel

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara në Hagë, përfshirë ish-krerë të UÇK-së, kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se votimi është zhvilluar gjatë javës, në përputhje me procedurat ligjore dhe me garantimin e së drejtës kushtetuese të votës.

banner

Sipas tij, ky proces është realizuar në mënyrë të rregullt dhe brenda afateve të përcaktuara, duke u mundësuar qytetarëve që ndodhen në paraburgim në Hagë të kontribuojnë në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

KQZ ka theksuar se votat e tyre do të trajtohen njësoj si votat e tjera dhe do të përfshihen në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy