SUHAREKË/ Një i plagosur, pesë të arrestuar

by Nexhat

Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Duhël të Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, pas një përleshjeje fizike mes disa personave, një mashkull ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit dhe aktualisht po trajtohet në spital.

banner

Policia ka arrestuar pesë persona të dyshuar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë tretman mjekësor.

Gjatë kontrollit, si provë materiale është sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy