Rama: Veriu, parajsë për aktivitete kriminale dhe përzierje e politikanëve lokalë me botën kriminale

by informim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë qëndrimit në Vilnius të Lituanisë ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka thënë se për situatën në veri të Kosovës, është koha që të kombinohet rruga diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s, nëpërmjet KFOR-it . Sipas Ramës, veriu i Kosovës ndër vite është shndërruar në vend parajse për aktivitete kriminale, të trafikimit të drogës, trafikimit të armëve, prodhimit të kriptomonedhave

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se veriu i Kosovës është bërë si një vend parajsë për aktivitete kriminale, të trafikimit të drogës, trafikimit të armëve, prodhimit të kriptomonedhave por një përzierje e politikanëve lokalë me botën kriminale, gjë që mund të jetë në të vërtetë një situatë shpërthyese. Rama gjatë qëndrimit në Vilnius të Lituanisë ku po merr pjesë në punimet e Samitit të NATO-s, ka thënë se për situatën në veri të Kosovës, është koha që të kombinohet rruga diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s, nëpërmjet KFOR-it.

Rama ka theksuar se problemi i Ballkanit Perëndimor sot në lidhje me sigurinë ndoshta mund të mos jetë në të njëjtën madhësi të problemit të madh ukrainas, por nuk është aq i vogël sa të trajtohet si diçka e pavlefshme.

“Çfarë po ndodh, diçka që është me të vërtetë shumë e rrezikshme me pjesën e Kosovës së veriut që të bëhet një vatër zjarri, me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, që janë pikërisht grupet ekstreme në Kosovën e veriut ku është krijuar në vite si një vend parajse për aktivitete kriminale, të trafikimit të drogës, trafikimit të armëve, prodhimit të kriptomonedhave dhe aty ku kjo amalgamë, kjo përzierje e politikanëve lokalë me botën kriminale dhe me një përzierje të interesave të mafies, përballë shqetësimeve kombëtare dhe të drejtave të njeriut, mund të jetë në të vërtetë një situatë shpërthyese dhe prandaj mendoj se është koha që të kombinojmë tashmë këtë dialog të lehtësuar nga BE, këtë rrugë diplomatike me një qëndrim më të fortë të NATO-s nëpërmjet KFOR-it”, tha ai.

Kreu i qeverisë shqiptare, i cili të martën zhvilloi një bashkëbisedim me eksperten e Qendrës Evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, ka thënë se Shqipëria është një vend ku popullariteti i Vladimir Putinit shkon nga 0.7% deri në 1.2% dhe pyetja e madhe që gjithmonë shtrohet, është se si demokracitë mund t’i bëjnë ballë një diktatori ose një regjimi diktatorial në një konflikt sepse demokracitë duhet të luftojnë dhe në të njëjtën kohë duhet të dëgjojnë njerëzit.

Rama është pyetur edhe për sulmet kibernetike në Shqipëri, ku ka thënë se Shqipëria strehoi grupin MEK, grup opozitar iranian, por se marrëveshja ishte e qartë që ata do të qëndronin në Shqipëri për të qenë të sigurt dhe jo për ta kthyer Shqipërinë në një platformë politike kundër regjimit.

E sa i përket anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rama shtoi se vendet e rajonit janë të bekuara që kanë aleatë SHBA-në dhe BE-në.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy