Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar procesimin e 100 për qind të votave të rregullta nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura të dielën.
Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, fituese e këtyre zgjedhjeve ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar gjithsej 433 mijë e 394 vota, duke u renditur bindshëm në vendin e parë.
Në vendin e dytë është renditur Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 184 mijë e 318 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zënë vendin e tretë me 119 mijë e 201 vota të fituara.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Këto rezultate konsiderohen preliminare, derisa KQZ-ja të përfundojë edhe proceset e tjera të numërimit dhe certifikimit zyrtar të zgjedhjeve.

