“Luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: SHBA do të forcojnë bashkëpunimin me SPAK

by Nexhat

Ambasada Amerikanë në Tiranë ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vijojnë të forcojnë bashkëpunimin me Prokurorinë e Posaçme Anti-korrupsion (SPAK) për t’i dhënë Shqipërisë një të ardhme të sigurtë dhe të begatë.

Ambasada e SHBA ka publikuar ditën e sotme rastin e Eduard Kaloshit, hetuesit të SPAK dhe BKH, i cili është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

banner

“Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë. Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK dhe do të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt dhe më të begatë për Shqipërinë dhe qytetarët e saj”, thekson njoftimi i Ambasadës së SHBA në Tiranë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy