2025 – Vit i krizave e bllokadës: Të rinjtë të pakënaqur, 72 % e tyre mendojnë largimin nga Kosova

by Nexhat

Viti 2025, shteti i Kosovës e gjeti vetën në krizë të thellë politike, duke zhvilluar 4 procese zgjedhore. Dy prej tyre ishin lokale, përfshirë balotazhin, dhe dy të tjera ishin parlamentare. Përderisa ato të 9 shkurtit ishin të rregullta, zgjedhjet e 28 dhjetorit ishin të jashtëzakonshme për shkak të mosformimit të institucioneve të reja udhëheqëse shtetërore.

Një krizë e tillë, e përcjell edhe me atë të ekonomisë e energjisë, ka bërë që qytetarët e vendit të shprehin pakënaqësitë e tyre për mirëqenien e tyre jetësore në Kosovë.

banner

Pakënaqësia më së shumti është shfaqur tek gjeneratat e reja. Për të kuptuar edhe më mirë qëndrimet e tyre, në një artikull të Radios Evropa e Lirë, thuhet se vetëm 28% e të rinjve s’mendojnë të largohen nga Kosova.

Në anën tjetër, rreth 72 për qind e të rinjve në Kosovë e shohin veten, në nivele të ndryshme, me një të ardhme jashtë vendit. Të pyetur se sa e fuqishme është dëshira e tyre për t’u larguar nga Kosova, vetëm 28 për qind thanë se nuk synojnë të emigrojnë.

Sipas statistikave të mbledhura nga platforma Coverge2EU, e cila ndjek gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian, Kosova vazhdon të mbetet prapa shumicës së vendeve të rajonit në shumë fusha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy