Bilanci tragjik në Crans-Monatana: Rreth 40 të vdekur dhe mbi 115 të plagosur nga një zjarr i rëndë

by engel

Rreth 40 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 115 të tjerë janë plagosur, shumë prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e një zjarri të fuqishëm, bëjnë të ditur autoritetet policore. Lajmi u konfirmua gjatë një konference për shtyp nga komandanti i policisë, Frédéric Gisler.

Sipas tij, prioriteti kryesor në ditët në vijim është identifikimi i viktimave, me qëllim që trupat e pajetë t’u kthehen sa më shpejt familjeve të tyre. Gisler theksoi gjithashtu se mes viktimave pritet të ketë edhe shtetas të huaj.

banner

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e viktimave dhe po i informojmë ata në kohë reale për çdo zhvillim,” deklaroi Gisler, duke nënvizuar angazhimin e autoriteteve për transparencë dhe mbështetje ndaj të prekurve.

Më pas, fjalën e mori prokurorja e përgjithshme, Beatrice Pilloud, e cila sqaroi se hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit janë ende në fazë fillestare. “Puna do të marrë kohë,” paralajmëroi ajo, duke shtuar se janë duke u shqyrtuar disa hipoteza.

Sipas Pilloud, teoria më e favorizuar deri më tani është ajo e një “zjarri të përgjithshëm që çoi në përhapje masive të flakëve”. Ajo bëri të ditur se janë marrë në pyetje shumë dëshmitarë dhe se telefonat e gjetur në vendngjarje do t’i nënshtrohen analizës.

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Cyrih ka marrë tashmë mandatin për të kryer një hetim të thelluar me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të zjarrit. Autoritetet premtojnë se do të informojnë publikun sapo të ketë rezultate konkrete nga hetimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy