Gjykata Supreme në Hagë refuzon lirimin me kusht edhe për Jakup Krasniqin

by engel

Pas Kadri Veselit, edhe Jakup Krasniqit i është refuzuar kërkesa për lirim me kusht nga Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara në Hagë, pavarësisht se procesi gjyqësor ndodhet drejt përfundimit.

Sipas njoftimit zyrtar, më 30 dhjetor 2025, paneli i Gjykatës Supreme, i kryesuar nga kryegjyqtarja Ekaterina Trendafilova, ka rrëzuar kërkesën e Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor. Kërkesa kishte të bënte me vendimin e Gushtit 2025, kur Apeli kishte konfirmuar refuzimin e lirimit të përkohshëm.

banner

Vendim i ngjashëm ishte marrë disa ditë më parë edhe për Kadri Veselin. Gjykata Supreme vlerësoi se nuk ka pasur shkelje procedurale në vendimet e mëparshme dhe se arsyet për vazhdimin e paraburgimit mbeten të vlefshme.

Në arsyetim, Gjykata theksoi rrezikun e mundshëm të ndërhyrjes në procedurë dhe ndikimit ndaj dëshmitarëve, duke përmendur edhe dyshime për zbulim të informatave konfidenciale. Sipas Supremes, ky rrezik nuk zhduket automatikisht me kalimin e kohës dhe duhet vlerësuar në bazë të rrethanave konkrete të çështjes.

Gjykata konkludoi se Paneli i Apelit ka zbatuar drejt standardet ligjore dhe ka dhënë arsye të mjaftueshme për vazhdimin e paraburgimit, duke hedhur poshtë pretendimet se mungesa e provave do të duhej të çonte në lirimin e të akuzuarve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy