Në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) ka përfunduar procesi i numërimit të të gjitha fletëvotimeve. Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tashmë është krijuar një pasqyrë e qartë e përbërjes së ardhshme të Kuvendit të Kosovës.
Këto rezultate nuk përfshijnë ende votat me kusht, votat me postë, votat e personave me nevoja të veçanta, si dhe votat e qytetarëve që kanë votuar në përfaqësitë diplomatike. Megjithatë, bazuar në shifrat aktuale, këta janë deputetët që pritet të sigurojnë ulëse në legjislaturën e re.
Lëvizja Vetëvendosje pritet të dalë forcë e parë me 56 deputetë:
Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeko, Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Andin Hoti, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Alban Bajrami, Edona Llalloshi, Refki Suma, Mefail Bajqinovci, Jeta Statovci, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, Ardian Gola, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Albena Reshitaj, Taulant Kelmendi, Blerim Gashi, Fitore Pacolli-Dalipi, Artane Rizvanolli, Hysen Durmishi, Labinotë Demi, Dimal Basha, Arbër Rexhaj, Agim Bahtiri, Arbëreshë Kryeziu, Fatos Geci, Arjeta Fejza, Artan Abrashi, Arbërie Nagavci, Enver Haliti, Valon Ramadani, Liza Gashi, Adnan Rrustemi, Fatmire Kollçaku, Jeton Raka, Drita Pajaziti, Arsim Ademi, Fitim Haziri, Fjolla Ujkani, Rozeta Hajdari, Valon Hoti, Sylejman Meholli, Ilir Kërçeli, Salih Zyba dhe Naim Bardiqi.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet t’i sigurojë 23 ulëse:
Bedri Hamza, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili, Sala Jashari, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Nait Hasani, Rrahman Rama, Eman Rrahmani, Kujtim Gashi, Ganimete Musliu, Elmi Reçica, Artan Behrami, Xhavit Haliti, Besa Kabashi-Ramaj, Mergim Lushtaku, Ferat Shala, Bekim Haxhiu, Hajdar Beqa, Blerta Deliu-Kodra dhe Jakup Nura.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pritet të ketë 15 deputetë:
Lumir Abdixhiku, Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Avdullah Hoti, Doarsa Kica-Xhelili, Kujtim Shala, Anton Quni, Armend Zemaj, Lutfi Haziri, Jehona Lushaku-Sadriu, Janina Ymeri, Besian Mustafa, Ardiana Thaqi-Meta, Ermal Sadiku dhe Fadil Hadërgjonaj.
Ndërkohë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pritet të përfaqësohet me gjashtë deputetë:
Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Bekë Berisha, Agim Çeku dhe Time Kadrijaj.
KQZ-ja thekson se këto janë rezultate preliminare dhe se përbërja përfundimtare e Kuvendit mund të pësojë ndryshime pas certifikimit zyrtar të rezultateve zgjedhore.

