Operacioni u krye në mes të natës: Si u arrestuan Maduro dhe bashkëshortja e tij nga forcat amerikane

by engel

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, të cilët u kapën gjatë një operacioni të zhvilluar në orët e vona të natës nga forcat amerikane.

Sipas dy burimeve të njohura me çështjen, çifti u nxor zvarrë nga dhoma e gjumit, ku ndodheshin duke fjetur, gjatë bastisjes që çoi në arrestimin e tyre. Lajmi është raportuar nga CNN, e cila thekson se operacioni u krye pa viktima në radhët e forcave amerikane.

banner

Bastisja u realizua nga njësia elitare Delta Force e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe konsiderohet një nga operacionet më të ndjeshme të viteve të fundit ndaj udhëheqjes venezueliane.

Maduro ishte shpallur i kërkuar nga autoritetet amerikane që nga viti 2020, kur gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump u akuzua në Distriktin Jugor të New Yorkut për “narkoterrorizëm”, komplot për importimin e kokainës dhe vepra të tjera të rënda penale.

Fillimisht, SHBA-ja kishte ofruar një shpërblim prej 15 milionë dollarësh për arrestimin e tij. Shuma u rrit në 25 milionë dollarë në fillim të janarit 2025, gjatë ditëve të fundit të administratës Biden, ndërsa në gusht 2025 arriti në 50 milionë dollarë, pasi Trump nisi mandatin e dytë dhe shpalli Cartel de los Soles si organizatë terroriste të huaj.

Autoritetet amerikane pretendojnë se Maduro ka qenë në krye të këtij rrjeti kriminal, akuzë që ai e ka mohuar vazhdimisht.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy