Liburn Aliu dhe Albulena Haxhiu thonë se s’ka tërheqje të Policisë në veri

by informim

Dje, Qeveria e Republikës së Kosovës deklaroi se është arritur marrëveshje për disa pika bashkë me emisarin Miroslav Lajçak, për shtensionim të situatës në veri.

Në mesin e pikave të dakorduara është edhe ajo për zvogëlim të numrit të policëve në dhe rreth objekteve komunale, raporton Indeksonline.

Qeveria bëri të ditur se duke vlerësuar situatën, masa e policisë në komunat veriore do të reduktohet në 25%.Lidhur me këtë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se kjo gjë do të bëhet në dakordim me KFOR dhe EULEX-in.

“Situata do të vlerësohet në bazë të situatës. Situata e sigurisë do të vlerësohet në vazhdimësi. Situata tensionohet – policia është aty” tha Haxhiu.

Të njëjtën gjë e pohoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili deklaroi se Policia e Kosovës nuk do të tërhiqet plotësisht nga veriu.

“Nuk ka tërheqje të Policisë, as nga ndërtesat komunale e as përreth” tha Aliu.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy