Rezultatet nga QNR-ja: VV u votua mbi 72% me postë, PDK dhe LDK sillen te 10 për qindëshi

by informim peje

Gati 100 për qind e votave me postë nga zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2015 tashmë janë numëruar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon të jetë e para bindshëm më 72.16% apo 19 mijë e 119 vota, transmeton Klankosova.tv

banner

E dyta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.11% – 2 mijë e 679 vota.

Në vend të tretë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 538 vota apo 9.58 për qind.

Pas saj është AAK, parti kjo që s’ka arritur të kap as 4 për qind.

Bazuar në rezultatet e përmbledhura, ku përfshihen gjitha votat, LVV është e para me 50.66 për qind, PDK e dyta me 20.43%, dhe LDK-ja me 13.33%.

Top 10-shja e deputetëve më të votuar, përfshinë 9 kandidatë nga VV, si dhe liderin e PDK-së, Bedri Hamzën.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha aktivitetet në kuadër të numërimit të votave po përfundojnë më herët sesa që ishte planifikuar, duke i hapur kështu rrugë shpalljes së rezultatit përfundimtar, më herët se më 19 janar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy