Sekuestrohen rreth 60 mijë euro të padeklaruara në Leposaviq, i dyshuari hetohet në liri

by engel

Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara është zbuluar nga Policia e Kosovës gjatë një kontrolli rutinë në komunën e Leposaviqit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një personi i janë gjetur 59 mijë e 55 euro të cilat nuk i kishte deklaruar. Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:00 dhe është iniciuar si vepër penale “Shpëlarje parash”.

banner

Autoritetet policore njoftuan se gjatë kontrollit të automjetit të të dyshuarit, mashkull kosovar, u gjet shuma e parave e mbajtur pa dokumentacion përkatës. Me vendim të prokurorit, paratë janë sekuestruar përkohësisht deri në verifikimin e origjinës së tyre.

Po ashtu janë marrë si prova edhe disa dokumente që lidhen me veprimtarinë e biznesit të të dyshuarit, përfshirë certifikatën e biznesit nga ARBK, certifikatën nga ATK dhe raportin ditor fiskal. Këto dëshmi pritet t’i nënshtrohen analizave të hollësishme nga hetuesit kompetentë.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të r rregullt dhe do të vazhdojë të përballet me proces hetimor në liri, ndërsa zhvillimet e mëtejshme varen nga rezultatet e verifikimeve financiare dhe ligjore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy