Haradinaj: oferta ime fisnike si kryeministër, për integrimin e serbeve në institucionet e Kosovës 

by

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se është për keqardhje se si përfaqësuesit e komunitetit serb nuk e patën kuptuar ofertën e tij fisnike si kryeministër, për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ish kryeministri i Kosovës ka shkruar se serbët nuk kanë arritur të kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës dhe parakushti për anëtarësim në NATO do të ishte garanca më e mirë për përspektivën e komunitetit serb.

banner

Postimi i plotë:

“Është për keqardhje që përfaqësuesit e komunitetit serb, nuk e kishin kuptuar drejt ofertën time fisnike si kryeministër, për integrimin e tyre në institucionet e Kosovës. Për fat të keq ata nuk arritën ta kuptonin se krijimi i Ushtrisë së Kosovës, kjo edhe si parakusht i anëtarësimit në NATO, do të ishte garanca më e mirë edhe për perspektivën e komunitetit serb, por e mohuan atë duke e bërë një vlerësim të gabuar dhe duke injoruar kështu proceset integruese.

Vendet anëtare të NATO-s e kanë shkallën më të lartë të respektimit të të drejtave të njeriut, pavarësisht etnisë apo çfarëdo përkatësie tjetër, gjë që do të ishte garancë edhe për komunitetin serb dhe të drejtat e tij.

Është në interesin e përbashkët që sot, pavarësisht se raportet janë më të acaruara, ta kuptojmë drejt njëri-tjetrin dhe ta gjejmë rrugën, jo vetëm të de-eskalimit të situatës, por edhe perspektivën e bashkëpunimit, si e vetmja rrugë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit për të gjithë”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy