Policia e Istogut në luftë me narkotikët, evidentohen tre raste të ndara

by informim peje

Në fshatin Dubravë të Istogut janë evidentuar tri raste të ndara të posedimit të narkotikëve.

Gjatë ditës së djeshme janë gjetur disa qese, paketime dhe cigare me narkotikë të llojit marihuanë, të peshave të ndryshme.

banner

Së pari u hasen katër cigare me marihuanë, me peshë prej 4 gramësh. Më pas, u raportua gjetja e dy qeseve me marihuanë, me peshë prej 7 gramësh.

“Më 06.01.2026 është raportuar se janë gjetur pesë copë paketime me copa letre me narkotike të llojit marihuanë, me peshë prej 2 gramë” thuhet në raportin policor.

Lidhur me të tri rastet është njoftuar prokurori, teksa njësitet relevante po kryejnë hetimet e nevojshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy