Real Madridi, nën radar për aktivitete të parregullta financiare

by

Një nga klubet më të suksesshme të Spanjës, Real Madrid, është nën radar për aktivitetet e parregullta financiare pas publikimit të rezultateve të fundit financiare, raportoi të mërkurën The Telegraph.

Sipas Sam Wallace – gazetar i The Telegraph – Los Blancos nuk kanë pranuar të shtjellojnë pse 20% e kostove të klubit janë të pallogaritura.

banner

Në rezultatet më të fundit, përafërsisht 135 milionë euro në pagesa shkuan në një nënkategori të “shpenzimeve të tjera operative”, nga të cilat 122 milionë euro mbeten të pashpjeguara.

Klubi ka refuzuar të përgjigjet për një marrëveshje që u nënshkrua në vitin financiar 2017-18 me grupin e kapitalit privat të quajtur “Providence”, i cili i dha klubit para në këmbim të shitjes së flukseve të ardhshme të të ardhurave dhe që atëherë marrëveshja është zgjatur dhe rritur në vlerë.

Sidoqoftë, shumat që klubi fitoi nga përqindja e paspecifikuar e sponsorizimit të ardhshëm – marrëveshja u rinovua në 2019-20 – u titulluan si të ardhura dhe jo si borxh në librat e Madridit.

Duhet theksuar se nuk ka asnjë garanci apo asnjë lloj sugjerimi që tregon se marrëveshja me Providence ishte e paligjshme në çfarëdo mënyre, por vetëm vihet në pikëpyetje nëse ajo është në përputhje me kontrollet financiare të UEFA-s apo jo.

Pyetja që lind është nëse klubet duhet të lejohen të shesin të ardhurat e ardhshme si të ardhura nga marketingu në vend të borxhit apo jo ndërkohë që ne jetojmë në një epokë të klubeve shtetërore ku klube si Manchester City janë nën vëzhgim të ashpër për shkeljen e rregullave të lojës së ndershme financiare.

Duhet përmendur se autoritetet tatimore spanjolle i konsiderojnë këto lloj pagesash si borxh dhe jo si të ardhura. Kjo parregullsi ka ngritur pikëpyetje të vërteta në futboll pasi bardhezinjtë ishin një nga klubet e pakta që mbetën të qëndrueshme edhe në epokën e Covid-19.

Më herët, Real Madrid njoftoi nënshkrimin e supertalentit turk Arda Guler, duke mbyllur marrëveshjen për një tarifë prej 18 milion € plus shtesa, me një klauzolë shitjeje të përfshirë gjithashtu.

Bardhezinjtë tashmë kanë nënshkruar me katër lojtarë në afatin kalimtar të verës. Fran Garcia, Brahim Diaz, Jude Bellingham dhe Joselu ishin katër nënshkrimet e para të bëra nga Los Blancos.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy