Parashikimi i motit për të enjten, 8 janar 2026

by engel

Gjatë ditës së enjte pritet të mbajë mot i ftohtë, me mbizotërim të vranësirave dhe reshje bore të herëpashershme. Intensiteti më i lartë i reshjeve parashikohet gjatë orëve të para të ditës dhe në mëngjes.

Me kalimin e pasdites, reshjet do të fillojnë të dobësohen dhe gradualisht do të pushojnë, ndërsa vranësirat do të tërhiqen nga veriu drejt jugut. Deri në ndërprerjen e tyre të plotë, reshjet e borës do të mbeten kryesisht të përqendruara në pjesën jugore të vendit, me intensitet të ndryshueshëm. Në përgjithësi, nuk priten shtresa të konsiderueshme bore.

banner

Gjatë orëve të mbrëmjes moti do të kthjellohet, duke sjellë acar të fortë.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor dhe herë pas here do të jetë e fuqishme, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 15 deri në 45 km/h.

Temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme. Vlerat minimale do të lëvizin nga -6 deri në -2°C, ndërsa maksimalet nga -3 deri në -1°C. Në mbrëmje, pas kthjellimit të motit, temperaturat pritet të zbresin deri rreth -10°C.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy