Rahoveci rrit subvencionet: Nga sot, familjet përfitojnë nga 600€ për çdo lindje

by engel

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka njoftuar sot për nisjen e zbatimit të rritjes së subvencionit për çdo lindje në territorin e komunës.

Në një postim në rrjetet sociale, Latifi bëri të ditur se vendimet e para për subvencionimin e dy lindjeve janë nënshkruar sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”.

banner

Sipas tij, nga janari i këtij viti, çdo lindje e realizuar në repartin e maternitetit të QKMF-së do të mbështetet nga Komuna e Rahovecit me 600 euro, një rritje krahasuar me 500 euro sa ishte më parë. Latifi ka bërë të ditur gjithashtu se deri në fund të mandatit, subvencionimi do të rritet në 750 euro, në përputhje me zotimin e dhënë më parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy