67
Kreu i AKR-së, Begjet Pacolli i ka reaguar ndaj ish-bashkëpartiakës, tashmë shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila pas publikimeve të përgjimeve nga Gazeta Nacionale me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Duke mos përmendur emra, Pacolli ka thënë se gjërat nuk janë duke shkuar aq mirë për njerëzit që në të kaluarën e kanë lënduar, zhgënjyer dhe kanë tentuar ta mashtronin.
Kreu i AKR-së është shprehur shumë i bindur, duke thënë se për këtë gjë kurrë nuk është shqetësuar dhe se nuk ka pas pse të hakmerret me askënd.
Në fund ai ka thënë se “karma ekziston”.