Mot i ftohtë me acar në mëngjes, reshje dhe erëra të forta gjatë ditës

by informim peje

Të premten parashihet mot kryesisht me diell gjatë orëve të mëngjesit, i shoqëruar me acar të fortë. Gjatë ditës pritet shtim gradual i vranësirave, me mundësi për reshje të izoluara bore ose shqote.

Në orët e vona të pasdites, e sidomos gjatë mbrëmjes, parashihet intensifikim i reshjeve, kryesisht në formë shiu. Megjithatë, në intervale të caktuara dhe lokalisht, nuk përjashtohen reshje të përziera dimërore, si shi i ngrirë, shqotë dhe borë. Në Rrafshin e Dukagjinit ekziston mundësia e paraqitjes së vetëtimave dhe bubullimave.

banner

Era do të fryjë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi, herë pas here e fuqishme, veçanërisht në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi që pritet të arrijë nga 17 deri në 58 km/h.

Temperaturat do të shënojnë rritje gjatë ditës, me vlerat minimale që do të lëvizin nga -11 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 2 deri në 6 gradë Celsius. /MeteoKosova/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy