Tahiri – Kusari-Lilës: S’kam orë me vlerë 30 mijë euro

by informim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka thënë se Mimoza Kusari-Lila ka gënjyer rreth tij, duke mohuar që posedon orë 30 mijë euro.

Në përgjimet e fundit Kusari-Lila para Simiqit para përmendur disa figura shqiptare.

banner

Tahiri thotë se kjo nuk është njerëzore, shton se është mjerim.

”Mimoza Kusari më njeh fort mirë, sepse në baza të rregullta takohemi në Kryesi të Kuvendit si dhe në sallë të Kuvendit gjatë seancave. Ajo e di shumë mirë se nuk kam orë të 30 mijë eurove. Është e pashpjegueshme se si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua. Aq më keq, si mundet me gënjye në mënyrë kaq të paskrupullt për mua, përballë punëtorit të Radojçiqit. Kjo veç njerëzore nuk është. Për besë, mjerim”, ka shkruar Tahiri në Facebook

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy