Sveçla kërkon hetim të shpejtë të djegies së shtëpisë së një serbi në Istog

by informim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka qëndruar në fshatin Veriq të Istogut ku ka vizituar shtëpinë e djegur të një qytetari të nacionalitetit serb.

Sveçla ka deklaruar se rasti duhet të zbardhet sa më shpejtë të jetë e mundur ndërsa ka theksuar se Kosova është vend demokratik në të cilën jetojnë të gjithë qytetarët pa dallim.

banner

“Kam kërkuar që të gjitha resurset e nevojshme të angazhohen në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërkaq edhe njëherë i ofrova Policisë gatishmërinë e plotë për të ndihmuar në lidhje me këtë rast. Republika e Kosovës është dhe do të mbetet demokratike, vend ku jetojnë qytetarët të lirë e të barabartë, pa asnjë dallim përkatësie a prejardhje. Dhe për këto vlera do të jemi të pakompromis”, shkroi Sveçla.

https://www.facebook.com/watch/?v=235510432742151
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy