Njërit prej të dyshuarve për dallaveret në Byronë e Sigurimeve i përkeqësohet gjendja shëndetësore në seancë gjyqësore

by Nexhat

Televizioni lokal i Prizrenit, TV Prizreni, raporton se njërit prej të dyshuarve në rastin e zhvatjes së mbi 1 milion eurove nga Byroja Kosovare e Sigurimeve (BSK) i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë seancës dëgjimore që po mbahet në Gjykatën e Prizrenit.

I dyshuari, së bashku me edhe 38 persona të tjerë, ishte paraqitur para trupit gjykues kur ka shfaqur probleme shëndetësore.

banner

Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i emergjencës, i cili i ka ofruar ndihmën e parë, ndërsa më pas i dyshuari është transferuar me autoambulancë për trajtim të mëtejmë mjekësor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy