Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka thënë për Front Online se çdo vendim që kontribuon në mirëqenien e zyrtarëve publik është i pranueshëm për sindikatën, por se paga e 13-të nuk i plotëson pritjet e tyre.
“Çdo vendim i cili kontribuon në mirëqenien e një zyrtari publik për ne është e pranueshme, megjithatë konstatojë që nuk është brenda pritjeve tona”, tha ai.
Ai sqaroi se arsyeja pse paga e 13-të nuk i përmbush pritjet e sindikatës lidhet me kërkesat më të gjera që kanë ndaj qeverisë.
“Ne si Federatë Sindikale e Administratës Publike e kemi bërë shumë të qartë, që kërkojmë rritjen e vlerës së koeficientit për 50%, plotësim-ndryshim i ligjit zyrtar publik dhe ligjit të pagave si dhe fillimin e implementimit të ligjit të sigurimeve shëndetësore si dhe marrëveshjes kolektive këto janë disa nga kërkesat”, tha Gashi.

