Pas vërshimeve, Haradinaj kërkon reagim të menjëhershëm të institucioneve

by informim peje

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas vërshimeve në vend, duke thënë se duhet të ndahen pa vonesë fondet emergjente lidhur me dëmet e shkaktuara.

Haradinaj ka kërkuar edhe që institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren.

banner

Postimi:

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Kosovën. Shtëpi, biznese dhe ekonomi familjare janë goditur rëndë. Kjo gjendje nuk pret.

Duhet veprim i menjëhershëm. Duhet vlerësim urgjent i dëmeve dhe mbështetje direkte për familjet e prekura. Fondet emergjente duhet të ndahen pa vonesë. Buxheti i 2026 duhet të përshtatet dhe të reflektoj qartësisht këtë fatkeqësi. Dora e shtetit duhet të ndjehet menjëherë dhe përgjatë gjjthë vitit 2026.

Institucionet të rrisin gatishmërinë dhe të jenë në terren. Solidaritet dhe përgjegjësi që tani, sepse nesër është vonë.

Përkrahje të plotë për zjarrfikësit, Policinë e Kosovës dhe shtabet emergjente që janë pranë qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy