Çollaku: Kosovës për herë të parë iu vendosën sanksione nën udhëheqjen e Kurtit

by informim

Ish-ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, ka thënë se ndaj Kosovës për herë të parë u vendosën sanksione nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka shtuar se nëse Kurti do të mbahet në mend për diçka, atëherë sipas tij, ai do të mbahet në mend pikërisht për këtë gjë.

banner

“Gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes së kësaj qeverie e cila Kosovën e ka sjell në situatën e saj më të keqe që nga përfundimi i luftës në vitin 1999, Kosova nuk ka qenë asnjëherë në një pozitë më të pafavorshme si në aspektin e brendshëm, e posaçërisht në aspektin e jashtëm në relacion me marrëdhëniet me partnerët tanë strategjikë, e në veçanti me BE-në dhe NATO-n”, ka thënë Çollaku.

Sipas tij, Qeveria Kurti do të jetë e vetmja që i ka sjellë Kosovës sanksione dhe e ka futur atë në kategorinë e shteteve të sanksionuara nga BE-ja dhe ShBA-ja.

“Për herë të parë nën udhëheqjen e Kurtit, Qeveria e Kosovës dhe Kosova është nën sanksione të vendosura nga BE-ja, ShBA-ja dhe nga shtete anëtarë të BE-së. Në qoftë se do të mbahet për ndonjë gjë në mend ky kryeministër dhe kjo qeveri, sigurisht se do të jetë pikërisht për këtë gjë. Do të jetë qeveria e vetme e cila i ka sjellë Kosovës sanksione dhe e ka futur atë në kategorinë e shteteve që sot janë të sanksionuara nga ShBA-ja dhe BE-ja”, ka shtuar ai.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy