Pejë: Policia u bën thirrje pronarëve të autolarjeve të mos derdhin ujë në rrugë: Mund të shkaktohen ngrica

by informim peje

Policia në Pejë u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në këto ditë të ftohta.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi të shtuar gjatë këtyre ditëve të acarta, duke shmangur çdo veprim që mund të rrezikoji sigurinë në rrugë dhe hapësira publike(si rrugë trotuare e hapësira tjera)”.

banner

Po ashtu policia ka bërë apel pronarëve të auto larjeve që të mos derdhin ujë në trotuare dhe në rrugë sepse mund të shkaktohen ngrica.

“Sidomos një Apel të veçantë ju drejtojmë gjithë pronarëve të autolarjeve që bëjnë pastrimin e veturave, kujdese të shtuar në derdhjen e ujërave në trotuare dhe rrugë, gjë e cila shkakton krijimin e ngricave. Këto ngrica më pas paraqesin rrezik serioz për sigurinë e trafikut rrugorë duke shkaktuar aksidente dhe duke rrezikuar drejtpërdrejtë këmbësoret. Për këtë në bashkëpunim me organet kompetente komunale, jemi të obliguar të ndërmarrim masa të shtuara kontrolli dhe zbatimin e masave ligjore ndaj gjithë atyre që shkelin këto rregulla. Policia mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe Apelon për bashkëpunim”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy