Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se, për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, në disa zona të qytetit priten ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit zyrtar, punimet për përmirësimin e rrjetit të ujësjellësit janë duke u zhvilluar në rrugët “Sali Çeku”, “Artim Jashari”, “Bashkimi Kombëtar”, “Mustaf Shyti”, “Adem Voca” dhe “Sitnica”, si dhe në lagjen “2 Korriku”.
Ndërkohë, ndërhyrje në sistemin e kanalizimit po realizohen në rrugët “Faruk Spahia” dhe “Rifat Tahiri”, si dhe në fshatrat Frashër i Madh dhe Frashër i Vogël.
Nga kompania u bëhet thirrje banorëve të këtyre zonave që të tregojnë mirëkuptim, pasi gjatë kohës së zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Këto ndërhyrje, sipas tyre, kanë për qëllim përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimin më të mirë të rrjetit në të ardhmen.

