Gjatë 24 orëve të fundit, në rrugët e vendit janë regjistruar gjithsej 44 aksidente trafiku.
Sipas të dhënave zyrtare të Policisë, 16 nga këto aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 28 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik, ku gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 407 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, 15 persona janë arrestuar, prej të cilëve 14 janë dërguar në mbajtje, bëjnë të ditur autoritetet.

