Milani nuk ndalet: një tjetër kampion i Realit në radar

by jonzefaj

Pas transferimit të bujshëm të Luka Modriçit si lojtar i lirë, Milani po përgatit një tjetër operacion të ngjashëm nga Real Madrid.

Kuqezinjtë po ndjekin me kujdes lojtarët që ju skadon kontrata, me synimin për të përforcuar skuadrën.

banner

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit kanë identifikuar një tjetër kampion të Real Madridit që mund të largohet në fund të sezonit pa rinovuar kontratën. Kjo do t’i hapte rrugë një transferimi me parametër zero drejt San Siros.

Emri që përmendet konkretisht është ai i David Alabës. Mbrojtësi austriak, me eksperiencë të madhe në nivelet më të larta europiane, mund të përfaqësojë një përforcim të rëndësishëm për repartin defansiv të Milanit, duke sjellë cilësi, fleksibilitet dhe mentalitet fitues.

Strategjia e Milanit është e qartë: lojtarë me përvojë të madhe ndërkombëtare, kontrata në skadencë dhe kosto minimale financiare.

Pas Modriçit, një tjetër përforcim me kosto zero nga Real Madrid mund të kthehet në realitet për kuqezinjtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy