E ardhmja e Korenicës mes SHBA-së dhe Qipros

by jonzefaj

Mesfushori me tipare sulmuese, Meriton Korenica duket se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, ndonëse ajo do të jetë larg skuadrës së Clujit.

Janë drejtuesit e ekipit nga Rumania, të cilët po negociojnë me DC Unitedin dhe Apollon Limassolin për shërbimet e Korenicës, ka njoftuar “ProSport”.

banner

Të dyja skuadrat po insistojnë në transferimin e Korenicës gjatë këtij muaji dhe te Cluji janë në pritje të ofertës më të mirë për 29-vjeçarin.

DC United, ekipi amerikan tashmë ka ofruar 4 milionë dollarë për kartonin e Korenicës kurse Apolloni i Qipros më herët kishte bërë ofertë prej 2 milionë eurosh.

Te Cluji janë të gatshëm ta lënë të lirë Korenicën për 3 milionë euro por ende nuk kanë arritur marrëveshje me asnjërën prej skuadrave të interesuara për shërbimet e tij.

Më herët ishte raportuar se Korenica kishte arritur marrëveshje në parim me DC United por kjo nuk është konfirmuar ende.

Korenica në vitin 2024 iu bashkua Clujit dhe ka kontratë deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon në 29 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar 6 gola dhe ka bërë 7 asistime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy