Rikthimi i Veliajt në detyrë si kryebashkiak, zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

by Nexhat

Gjykata Kushtetuese ka bërë publik vendimin lidhur me çështjen e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke vendosur në favor të tij dhe duke rrëzuar vendimet e marra nga Këshilli i Ministrave dhe Presidenti i Republikës.

Në seancën plenare publike të mbajtur më 31 tetor 2025, Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e kryetares Holta Zaçaj dhe me praninë e të gjithë anëtarëve, shqyrtoi kërkesën e paraqitur nga Erion Veliaj, i përfaqësuar nga avokatët Alban Dokushi dhe Ermal Yzeiraj. Në këtë proces, Presidenti i Republikës dhe Këshilli i Ministrave morën pjesë si palë të interesuara.

banner

Dokumenti ne link:

https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2026/01/vend.6625_compressed.pdf

Me shumicë votash, Gjykata vendosi pranimin e kërkesës dhe shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25 shtator 2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj”, duke e konsideruar atë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë

Po ashtu, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi dekretin nr. 350, datë 1 tetor 2025 të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore”, në pjesën që ka të bëjë me Bashkinë e Tiranës, duke konstatuar shkelje të neneve 115, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës.

Vendimi parashikon gjithashtu vijimin e masës së pezullimit të efekteve juridike të dekretit presidencial për zgjedhjet vendore në Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.

Në arsyetimin e vendimit thuhet se: “Vendimi i Këshillit të Ministrave, i mbështetur vetëm në faktin e mungesës tremujore në detyrë, nuk ka analizuar shkaqet, rrethanat dhe as ndikimin e kësaj mungese në ushtrimin e funksioneve, duke mos vlerësuar nëse situata ka ardhur si pasojë e veprimeve apo mosveprimeve të vetë kryetarit dhe nëse ajo mund të cilësohej shkelje e rëndë e Kushtetutës ose e ligjit.

Megjithatë, theksohet se mosparaqitja në detyrë për një periudhë të pandërprerë tremujore mund të përbëjë shkelje të rëndë në ushtrimin e detyrës nga kryetari i bashkisë, por vetëm në rastet kur ai mban përgjegjësi për këtë situatë. Ndryshe nga rasti konkret, kërkuesit nuk i është atribuuar asnjë përgjegjësi juridike. Në këtë kontekst, shkelja e rëndë lidhet me mospërmbushjen thelbësore të detyrës me vullnetin e tij, duke pasur parasysh se kryetari i bashkisë është një organ ekzekutiv monokratik.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy