Një qytetar nga Ferizaj ka dorëzuar në polici një shumë parash të gjetura në rrugë.
Sipas Policisë Rajonale të Ferizajt, më 12.01.2026 rreth orës 16:00, qytetari A. Cakolli (61 vjeç) është paraqitur në stacionin policor dhe ka dorëzuar paratë që kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ku ato janë numëruar në praninë e tij.
Njoftimi i plotë:
Një qytetar nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në stacionin e policisë në Ferizaj
Ferizaj, 12.01.2026
Më datë 12.01.2026, rreth orës 16:00, në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Cakolli, i moshës 61 vjeç, i cili ka dorëzuar një shumë të caktuar të parave, të cilat i kishte gjetur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj.
Paratë janë numëruar në prezencë të qytetarit dhe për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa është iniciuar “Shënim zyrtar”. Paratë ruhen në stacionin e policisë në Ferizaj.
Ftojmë qytetarin- pronarin e ligjshëm të kësaj shume të parave, të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për verifikim dhe për të tërhequr mjetet e tij.
Policia Rajonale e Ferizajt falënderon qytetarin A. Cakolli për gjestin shembullor dhe human, i cili tregon përgjegjshmëri dhe ndershmëri qytetare.

