Arrestohet nga Policia e Kosovës i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Shqipëria

by Nexhat

Sot Policia e Kosovës, respektivisht, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe në koordinim me Stacionin Policor-Malishevë, kanë bërë arrestimin e një personi të dyshuar shtetas kosovar.

“I dyshuari përmes INTERPOL-it ka qenë në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, për tafikim të narkotikëve kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, futjes ose mbajtjes së sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale, dhe kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal, të cilat janë të sanksionuara sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”, njofton policia.

banner

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i lartcekuri dërgohet në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar më pas me procedurat përkatëse ligjore”, konfirmon policia.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy