“Është shkatërruar meritokracia në PD, ka arrogancë si te PS”, Ervin Salianji: Demokratët nuk i pyet njeri

by Nexhat

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” rrëfeu problematikat që po kalojnë demokratët në bazë.

Dy ditë pas takimit në Korçë, Salianji u shpreh se njerëzit e PD në bazë nuk i pyet asnjeri.

banner

Salianji tha se ata janë të pakënaqur me qeverinë, por po aq edhe me lidershipin e PD-së, sepse janë arrogantë.

Enton Abilekaj: Ata ju dëgjojnë juve, ju vijnë njerëz. Do t’i dëgjoni ata? Çfarë pakënaqësie kanë me Flamur Nokën apo me Sali Berishën?

Ervin Salianji: Janë takime që i bëj vetë. Unë shkoj një ditë para, diskutoj me ta, pyes si e mendojnë. Por ata sot nuk i pyet asnjeri, duket sikur i kanë punëtorë.

Marrin një mandat dhe ikin. Nuk përballen me askënd. Pakënaqësinë e kanë me të gjithë se PD nuk bëhet kështu. E tregojnë votat. Ne nuk bëjmë një mandat deputeti me votat që u morën. Ne kemi nxjerrë më parë 7-8 deputetë në ato zona.

Njerëzit janë të pakënaqur me qeverinë, por thonë se nuk duan që të vijë dikush që nuk na pyet në shtëpinë tonë, me të njëjtën arrogancë si PS. Janë pa punë, marrin gjoba nga tatimet, nga policia dhe janë të shmangur. Dhe kur vjen puna për deputetë, vijnë njerëz që nuk i njohin fare. Është shkatërruar meritokracia në PD. Le të bëhen me primare. Nga ana tjetër ndryshe thonë paradite ndryshe pasditeve, si për SPAK-un dhe për SHBA-të. Kandidatët për bashkinë duhen nxjerrë një vit para

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy