Kryeministri Rama viziton Emiratet e Bashkuara Arabe

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi sot, drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në aktivitetet e Javës së Qëndrueshmërisë Abu Dhabi 2026.

Në njoftimin e tij, Rama u shpreh se, “gjithmonë ndihet i mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se kjo vizitë është një mundësi për të forcuar bashkëpunimin dypalësh. Diskutimet do të fokusohen në nisma të reja për zhvillim të qëndrueshëm, energji të pastër dhe projekte strategjike që lidhen me ekonominë dhe investimet.

banner

Ky forum global, i mbështetur nga Emiratet dhe kompania lider në energjinë e pastër Masdar, synon të adresojë sfidat më urgjente të qëndrueshmërisë në botë.

Gjatë eventit, vendet pjesëmarrëse do të zhvillojnë diskutime të përbashkëta për të përshpejtuar zhvillimin e përgjegjshëm dhe për të nxitur përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.

Gjatë kësaj vizite pritet të diskutohen projekte të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, me theks të veçantë tek energji e pastër, investimet strategjikedhe nismat që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy