Gërvalla pozicionohet për zhvillimet në Iran: Regjim i frikësuar, i bëjmë thirrje t’i japin fund dhunës

by Nexhat

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dalë me pozicionim për protestat në Iran.

Ajo në emër të Kosovës i ka dhënë mbështetje dhe solidaritet popullit të Iranit për protestat kundër pushtetit në Iran.

banner

Ajo ka thënë se çdo dhunë ndaj protestuesve dhe çdo përdorim joproporcional i forcës është i papranueshëm.

“Republika e Kosovës qëndron në solidaritet me popullin e Iranit, ndërsa ata kërkojnë në mënyrë paqësore një të ardhme të ndërtuar mbi lirinë, dinjitetin dhe të drejtat themelore. Çdo dhunë kundër demonstruesve paqësorë dhe çdo përdorim joproporcional i forcës është i papranueshëm. Mbyllja e internetit për të heshtur qytetarët vetëm sa ekspozon një regjim që ka frikë nga populli i vet. Në përputhje me qëndrimet e qarta të SHBA-së dhe BE-së, ne i nxisim autoritetet iraniane të ndalojnë represionin, të respektojnë të drejtat për tubim paqësor dhe shprehje të lirë, si dhe të sigurojnë përgjegjësi për abuzimet”, thuhet në deklaratë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy