Rozeta Hajdari paraqitet në gjykatë për rastin e Rezervave Shtetërore

by engel

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka arritur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar lidhur me rastin e njohur si skandali i “Rezervave Shtetërore”.

Sipas raportimeve, Hajdari po përballet me akuza për korrupsion në këtë rast, ndërsa për të njëjtën çështje janë të akuzuar edhe Irfan Lipovica, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi. Të katër të pandehurit janë të pranishëm në sallën e gjykimit.

banner

Seanca e sotme shënon një fazë të rëndësishme procedurale në këtë proces gjyqësor, ku pritet që gjykata të shqyrtojë aktakuzën dhe qëndrimet fillestare të palëve lidhur me akuzat e ngritura nga Prokuroria.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy