Maqedonci takon komandantët e NATO-s dhe KFOR-it, diskuton sigurinë dhe zhvillimin e FSK-së

by engel

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim Komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, Admiralin George M. Wikoff, si dhe Komandantin e KFOR-it, gjeneralmajorin Özkan Ulutaş.

Përmes një njoftimi, Maqedonci ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me KFOR-in.

banner

Ai ka theksuar angazhimin e institucioneve të Kosovës për avancimin e FSK-së përmes edukimit profesional të oficerëve sipas doktrinës së shteteve perëndimore, si dhe përmes modernizimit me sisteme të armatimit të siguruara nga shtetet anëtare të NATO-s.

Sipas Maqedoncit, këto përpjekje janë në funksion të rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe realizimit të aspiratës së Kosovës për anëtarësim në Aleancën Veri-Atlantike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy