Dy të plagosurit në Deçan transferohen në QKUK, njëri vazhdon trajtimin në Pejë

by engel

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar për gjendjen e tre personave të plagosur në Deçan.

Sipas njoftimit zyrtar të spitalit, dy nga të plagosurit janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa pacienti i tretë po vazhdon trajtimin në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë.

banner

“Mbrëmë, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar tre pacientë të plagosur me armë zjarri. Pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në QKUK,” thuhet në njoftim.

“Në të njëjtën kohë, një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën,” përfundon njoftimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy