Koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari përmes një reagimi në seancën parlamentare ka theksuar se grupi parlamentar i BDI-së do të votoj kundër propozimit të presidentes Gordana Siljanovska për dy anëtarët e këshillit gjyqësor, pasi kanë dilema rreth sinqeriteti të këtij propozimi.
“Si koordinatore vlerësoj se shumica e propozimeve gjithmonë kanë qenë në vij me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, ne kemi qenë gjithmonë kundër propozimit të interpelancave të ngritura nga VMRO-DPMNE për t’i shkarkuar disa njerëz dhe të zëvendësohen me njerëz të dëgjueshëm për VRMO-DPMNE.
Për të pasur një sistem gjyqësor transparent dhe të paanshëm, kusht për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë integriteti, duhet të jenë 1paanshmëria politike dhe profesionalizmi” ka thënë Ajdari.

