Statistikat e ASK’së – Në nëntorin e 2025 pati mbi 330 mijë hyrje dalje udhëtarësh, 8.1% më shumë se me 2024

by Nexhat

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e transportit dhe telekomunikimit për muajin nëntor 2025, duke i krahasuar me ato të nëntorit të 2024.

Në statistikat e fundit,ASK ka bërë të ditur se, gjatë nëntorit të 2025, është rritur numri i fluturimeve krahasuar me nëntorin e 2024, transmeton Gazeta Express.

banner

Në publikimin e ASK’së bëhet e ditur se, në muajin nëntor 2025, numri i fluturimeve të realizuara ishte 1,055 ose 6,0 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të 2024, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 336 499 ose 8,1 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2024.

Nga ASK janë publikuar edhe të dhënat për transportin hekurudhor. Edhe këtu, ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve, i cili ishte 7 331 ose 32,7 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë 2024, ndërsa mallra të transportuar përmes hekurudhës nuk kishte ne këtë muaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy