Detajet nga arratisja në burgun e Durrësit! Efektivi që ndoqi Altin Ndocin, i njëjti që i dha telefonin Erion Veliajt në furgonin e burgut

by Nexhat

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka zbuluar detaje të reja në lidhje me arratisjen e Altin Ndocit ditën e sotme në spitalin rajonal të Durrësit.

Efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

banner

Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky efektiv i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë

Prej këtij episodi, Veliajt iu shtua edhe një tjetër akuzë, ajo e “futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy