Alarmohet Bashkimi Evropian, ikjet nga Libia janë rritur me 600%

by

Johansson: “Roja bregdetare libiane të respektojë ligjin ndërkombëtar”

Largimet nga Libia Lindore janë rritur me 600% këtë vit.

Libia mbetet një situatë shumë e ndërlikuar, siç e tregojnë ngjarjet e fundit”.

Kështu deklaroi Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, duke folur në seancën plenare në Parlamentin Evropian në debatin për aktivitetet e SAR.

“Apeloj për një përfundim” për paktin e ri për emigrantët, nënvizoi komisioneri. Në Dhomë është në diskutim mocioni për një mision evropian të kërkim-shpëtimit, i cili sipas Johansson në çdo rast duhet të shoqërohet me luftën kundër trafikantëve.

“Roja bregdetare libiane duhet të kryejë detyrat e saj në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Çdo akt dhune është i papranueshëm. Objektivi i parë duhet të jetë shpëtimi i jetëve. BE-ja bën gjithçka në fuqinë e saj për të ndihmuar vendet anëtare në aktivitetet e SAR-it. Në paktin ne kanë propozuar masa solidariteti pikërisht në kërkim-shpëtim”, tha Johansson.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy